Ish-ministri Sajmir Tahiri del sot para gjykatës në çështje të kërkuara prej tij.

 

Në orën 9 e 30 dhe tjetri ne 14 e 15 minuta. Në njërën prej çështjeve kërkohet njohja e shërbimit të provës ndërsa në çështjen tjetër kërkohet ulja e dënimit vjetore e parashikuar për sjellje të mirë.

 

Gjykata e Elbasani ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

 

Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.

 

Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.