Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka nxjerrë emrat e katër funksionarëve të lartë të Bashkisë së Sarandës që sipas saj po intimidojnë votuesit.
Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se nënkryetarja e Bashkisë dhe tre drejtorë qëndrojnë pranë qendrave të votimit për të kërcënuar votuesit.
Deklarata
Drejtues të institucioneve publike të Sarandës!
Nënkryetare e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro
Drejtor Mariel Murati
Drejtor Arjan Kalcuni
Drejtor Alket Qëndro
Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimi.
Lejini të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë.
Bashkëqytetarët tanë janë te zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata.
Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike.
Ju njohin shumë mirë, e dinë se cfarë përfaqësoni e cfarë kërkoni të merrni nga Bashkia.
Ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të cliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë.
Ju garantojmë se ju njohim emër për emër ju intimidues, ua dimë bëmat dhe mendësitë.
Boll më!
Blendi Klosi me bandat e tij do të largohet nesër, ndërsa ju do të jetoni sërish me bashkëqytetarët tuaj.
Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë!