Një grup minatorësh kanë protestuar sot jashtë ambienteve të Kuvendit, duke kërkuar miratimin e statusit të tyre. Përveç statusit, ata kërkojnë njëherësh edhe përmirësim të kushteve të punës.
Disa prej tyre, paralajmëruar një tjetër hap përshkallëzues përtej protestës, duke u shprehur se mund të kalojnë në grevë urie nëse qeveria nuk vihet në lëvizje.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se ditën e nesërme do të dorëzohet në Kuvend një projektligj në lidhje me statusin e minatorëve.
“Një pjesë e kolegëve kanë takuar minatorët dhe dje është firmosur projektligji për statusin e minatorëve dhe ditën e nesërme ne e dorëzojmë këtë projektligj në Kuvend”, tha Bardhi./ata