10 persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale si kokainë, sherre apo dhunë në familje.

 

 

Një 27-vjeçar E. H., ëhtë vënë në pranga si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 21 janar, në një lokal në rrugën “Vaso Pasha”, ku u godit me mjet prerës një 40-vjeçar. Ai ishte shpallur në kërkim, ndërsa bashkëpunëtori i tij M. H., është arrestuar disa ditë pas ngjarjes.

 

Në fushën e narkotikëve u arrestuan:

 

 

– 29 vjeçari A. Gj., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga policia, iu gjet lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

– 54 vjeçari A. Ç., banues në Tiranë, të cilit  iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua po ashtu në cilësinë e provës materiale.

 

Në fushën e hetimit të krimeve u arrestuan:

 

-65 vjeçari T. Ll., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

– 21 vjeçari A. H.,  banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

 

– 25 vjeçari B. Sh., banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

 

– 23 vjeçari J. K.,, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

– 54 vjeçari G. H., banues në Kasallë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

 

– 35 vjeçari S. S., banues në Fier, pasi ka përndjekur dhe kanosur një grua.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori.

 

E. H., 34 vjeç, S. Sh., 57 vjeç dhe dy djemtë e mitur të S. Sh., të katërt banues në Tiranë janë në procedim penal në gjendje të lirë. 34 vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta, me 57 vjeçarin dhe me dy djemtë e tij, të cilët gjatë konfliktit e kanë goditur dhe i kanë dëmtuar automjetin atij.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.