Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

 

Vjosa Osmani ka quajtur Metsolan si një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës.

 

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer”, ka shkruar Osmani.

Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin dy ditor të Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me liderë botëror. /KosovaPress/