Një qytetar i bashkisë së Elbasanit ka denoncuar ditën e sotme tek komisionerët problemin që i ndodhi në momentin që sapo kishte votuar.

 

Sipas KlanNews, një qytetar ka denoncuar duke thënë se pasi ka votuar njërin prej kandidatëve për kryetarë bashkie, ka printuar letrën dhe aty ka dalë emri i kandidatit tjetër.

 

Mësohet se votimi në këtë pajisje elektronike është bllokuar, por vijon në pajisjen tjetër që ndodhet aty teksa thotë se nuk ka krijuar radhë bllokimi i njërës prej pajisjeve elektronike.

 

Gazetari: Unë ndodhem në ambientet e shkollës “Bardhyl Popa” këtu në qytetin e Elbasanit, në hyrje të qendrës së votimit 2373/1, ku është hasur një problematikë. Një qytetar ka denoncuar faktin që pasi ai ka votuar elektronikisht për njërin prej kandidatëve për kryetarë bashkie, ka printuar letrën dhe në letër ka dalë emri i kandidatit tjetër. Pas këtij incidenti, është njoftuar komisioni i qendrës së votimit, që ka njoftuar pastaj KZAZ dhe më tej specialsitët e KQZ-së.

 

Për momentin, votimi në këtë pajisje elektronike është bllokuar, ndërkohë që votimi vazhdon në pajisjen tjetër. Pajisja në të cilën është shfaqur kjo problematikë është bllokuar, ndërkohë që vazhdon votimi me pajisjen tjetër. Në këtë orë të ditës, ka një interesim në rritje të votuesve në Elbasan. Në të gjitha qendrat kryehet procesi i votimit. Pjesëmarrja mendohet të jetë rreth 20 për qind në Bashkinë e Elbasanit. Ka një interes në rritje në këtë orë të ditën. Problematika në shkallë qarku nuk janë hasur. Unë ndodhem në hyrje të qendrës së votimit, nuk ka radhë pasi është pajisja tjetër që është në gatishmëri për qytetarët të cilët mund të vazhdojnë të votojnë