Pasi ushtroi të drejtën e tij për të votuar, kreu aktual i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, dha një deklaratë për mediat, ku ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime.

 

“Sot qytetarët duhet të shprehen me votë, pa asnjë hezitim i ftoj të gjithë ata që nuk kanë votuar të vijnë të shprehin vullnetin e tyre të lirë për të ardhmen e tyre”- u shpreh Goro.

 

Sa i takon akuzave të kreut të PBDNJ se të afërmit e tij po ushtrojnë presion mbi votuesit në qendrat e votimit Goro tha se Dule duhet të ketë fakte për akuzat që thotë.

 

“Nuk ka një gjë të tillë, Dule të na e thotë me fakte. Shpreh edhe një herë atë që qytetarët po bëjnë sot. Njerëzit po votojnë për të shprehur vullnetin e tyre.”- tha Goro.