Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Lushnjë, ku me fitore ka dalë Partia Socialiste.
Kandidatja e PS, Eriselda Sefa ka arritur të fitojë me shumicë votash prej 22402 në total, me një përqindje prej 62.64%.
Ndërkohë rivali i saj nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, Eduart Sharka ka siguruar vetëm 13362 vota, duke numëruar 37.36% të totalit.
Po ashtu në Librazhd, PS ka dalë me fitore ku kandidati Mariglen Disha ka marrë 74.45% ndërsa rivali i tij nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ Shefki Çota ka fituar vetëm 25.55% të totalit.
Një tjetër fitore ka marrë PS dhe në bashkinë Belsh, ku kandidati Arif Tafani ka marrë 50.23% të votave ndërsa ai i ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 49.77%.
Fitore tjetër për socialistët ka qenë dhe bashkia e Roskovecit ku kandidati i PS, Majlinda Bufi ka marrë 52.52% të votave ndërsa ai i ‘Bashkë Fitojmë’ ka siguruar vetëm 47.48% të totalit.
Me rezultat pozitiv socialistët e mbyllën dhe në Korçë, ku kandidati Sotiraq Filo ka siguruar shumicën e votave me rreth 60% ndërsa nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, Ledina Alolli ka siguruar vetëm 39.37%.
Në listën e fitores, PS rendit pas rezultatit edhe bashkinë Gramsh ku ka kandidati Besion Ajazi ka siguruar 53% të shumicës me votë, ndërsa ai ‘Bashkë Fitojmë’ Hasim Çekrezi ka marrë vetëm 47.33%.