Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka shkuar me një shalqi në dorë në seancën e sotme plenare.

 

Shalqiri, sipas Korreshit, simbolizonte gjithçka i ka ofruar sipas tij ministria e Bujqësisë fermerëve, pas pezullimit te fondeve i PARD nga BE.

 

“Sot solla një shalqi në shenjë simbolike. Ky shalqi nënkupton sa i madh ishte fondi IPARD 1 dhe IPARD 3-shit. Unë do jua hap për t’jua vërtetuar se çfarë ka brenda shalqiri. Kjo ka ngel për të gjithë fermerët, tjerat i hëngri ministria me AZHBR dhe si simbol (nxjerr një kastravec), këtë na ka lënë IPARD 3-shi të gjithë shqiptarëve. Kjo qeveri hajdute nuk i meriton voto e këtyre njerëzve, se përditë e më keq po na nxjerr bëjnë kudo përfaqësohemi”, tha Korreshi.