Pas numërimit të 586 kutive nga 941 që ka Tirana, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj vijon të thellojë diferencën me kandidatët e tjerë.
Veliaj ka marrë deri tani mbi 97 mijë vota, ndërsa rivali i tij më i afërt, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë 62 mijë vota, me një diferencë prej 35 mijë votash.
Në vend të tretë deri në këto momente është Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 8498 vota ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i PD-së.