Nga Durrësi, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kandidaten e PS Emirjana Sakon. Berisha tha se Sako ‘del nga sirtarët e Gjushit’ , duke i referuar këtu Vangjush Dakos, i shpallur non grata nga SHBA. Berisha e quajti Vangjush Dakon dhe Ardian Çelën si dyshen më mafioze në Shqipëri e Ballkan. Berisha tha se Daku duhet t’iu tregojë durrsakëve se sa para nga taksat e tyre i ka dhënë McGonigal.

 

“A nuk është një thirrje t’i largojmë. Nuk paguajmë asgjë më shumë se sa indiferencën tonë, s’duhet të ecim të përgjumur. Ju ftoj që këto ditë që kemi para deri më 14 maj të bëjmë gjithçka, të trokasim në çdo zemër dhe çdo derë për të vendosur Igli Carën kryetar të Bashkisë. Ajo zonja që është del nga sirtarët e Gjushit, ka një dyshe më mafioze në Shqipëri por edhe në Ballkan e më gjerë.

 

Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri. Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal. Do ta gjejmë dhe do të bëhesh përgjegjës për to. Në respekt të qytetarëve të Durrësit i sugjeroj Igli Carës ta ftoj në debat Sakon, të marrë suflerët me vete, Gjushin e Çelën aty mbrapa, ti marrë, ti marrë se nuk flet dot ajo.

 

Ndërton konstruksione betoni vetëm për të vjedhur, Në Durrësin e ri kolektori i hapur, rrugë të pashtruara. Nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës”, tha Berisha.