Procesi i numërimit të votave është mbyllur edhe në Bashkinë e Fierit.

 

Sipas të dhënave, kandidati socialist Armando Subashi ka fituar me 69.41% të votave.

 

Ndërkohë që janë numëruar 218 nga 224 qendra votimi rreth 30% e votave ndahen mes dy kandidatëve të së djathtës, me kandidatin e Berishës, Evdar Kodheli që merr 19.35% të votave dhe që lë mbrapa kandidaten e Alibeajt, Eriselda Çelaj me 10.94% të votave.