Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Rrogozhinë ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve që u fituan nga Partia Socialiste.

 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se PS fitoi në një rezultat të ngishtë prej 57 vota para.

 

Po ashtu ai falenderoi të  gjithë qytetarët që morën pjesë në votime.

 

- Advertisement -

 

“Të nderuar Qytetarë të Bashkisë Rrogozhinë që me votën tuaj vendosët për ndryshimin e drejtimit të Bashkisë Rrogozhinë!

 

Të nderuar demokratë që punuat pa u lodhur, miq dhe Vellezërit tanë emigrantë që dhatë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, në këtë rezultat epik që u arrit në Bashkinë Rrogozhinë.

 

Ne jemi fitues moral të Bashkisë por dhe ai real pasi e mbyllëm Bashkinë me rezultatin 57-vota përpara, kundërshtari jonë që festoi parakohe arriti të ngrej kokën dhe jo të buzëqeshë vetem me nje kuti atë të Burgut Rrogozhinë ku nuk dihet realiteti i këtij rezultati?

 

Falenderimet tona pafund për të gjithë ju, mos u dekurajoni se betejën tonë do ta vazhdojmë në rrugë ligjore për cdo votë që ju kontribuat me gjithë zemër”- thuhet në postim.