Mediat gjermane hedhin dritë mbi atentatin me armë zjarri ndaj një shqiptari nga Kosova, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti në mes të Hanoverit.

 

Makina VW Golf i bardhë u qëllua me plumba në Herrenhäuser Markt.

Xhamat u thyen, shoferi la makinën me motorin ndezur dhe iku.

 

Sipas hulumtimit të BILD, shqiptari që ju bë atentat është bosi i dyshuar i një bande droge, i cili tani është në paraburgim.

 

Pas të shtënave në fund të janarit, një njësi speciale nga LKA sulmoi një magazinë në zonën tregtare të Bissendorf (Wedemark, rajoni i Hanoverit) tre muaj më vonë.

 

Tre burra (32-65 vjeç) ishin në proces shkarkimi të një kamioni me perime nga Spanja.

 

Në bordin e kamionit u gjetën  gjashtë thasë me marijuanë, gjithsej rreth 160 kilogramë.

 

Vlera në treg të zi sipas policisë ishte 750.000 euro.

Në të njëjtën kohë, kreu i dyshuar i kontrabandistëve të drogës u arrestua në Ronnenberg.

 

Emri i tij është Shkëlzen B. 35 vjeç. Ai është pronar i VW Golf-it të bërë shoshë nga plumbat.

 

Kush donte të eleminonte kosovarin?

 

 “Asnjë koment”, tha avokati i tij kur u pyet.

Zyra e prokurorisë publike hetuese në Hanover po mban gjithashtu një profil të ulët.

 

 Zëdhënësja e autoriteteve Paula Topp tha për BILD:

 

“Ne jemi në dijeni të faktit. Për arsye të taktikave të hetimit, ne nuk po e komentojmë këtë për momentin.”