Një sherr mes dy nxënësve ka ndodhur në shkollën “Ahmet Zogu” në Kamëz, ku si pasojë ja mbetur i plagosur me mjet prerës një 15-vjeçar.

 

 

“Kamzë/Informacion paraprak. Më datë 16.05.2023, në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.

 

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

 

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.