Teksa opozita shënoi humbje të thellë në zgjedhjet e 14 majit dhe ky rezultat po reflektohet edhe në Këshillat Bashkiakë, ku po vijon procesi i numërimit, kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë një prononcim për mediat nga selia blu.

 

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te raporti i OSBE-ODIHR, dhe tha se ky raport dëshmon se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Sipas Berishës kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve.

 

“Vlerësoj raportin e ODIHR, të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, që Edi Rama ndryshoi vullnetin e shqiptarëve dhe rezultatin e votimit. Raporti paraprak vë gishtin në problemet më madhore duke filluar nga makineria shtetërore si një përbindësh i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarazinë më të madhe. Ndalet në të gjitha format anti-ligjore të ndërhyrjes, nënvizoj blerjen masive të votës, presione të tjera të administratës mafioze më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit dhe procesin e votimit”-tha Berisha.