DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit O. H., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit A. R., 50 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se më datë 03.05.2023, së bashku me shtetasin J. K. (i arrestuar), ka ndihmuar kundrejt pagesës, një shtetase të mitur, që të kalonte ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.
-Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi M. Y., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kundërshtuar me dhunë, një punonjës policie, në momentin e ndërhyrjes për të neutralizuar një konflikt midis këtij shtetasi dhe fqinjit të tij.
-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
M. B., 35 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi dyshohet se ka hyrë në oborrin e banesës së një 52-vjeçari, pa pëlqimin e tij, dhe se për motive të dobëta, e ka kanosur atë, me fjalë;
E. F., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka hyrë në oborrin e banesës së një 48-vjeçareje, pa pëlqimin e saj, dhe se për motive të dobëta, e ka kanosur atë, me fjalë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.