Një burrë dyshohet se ka vrarë veten dhe ish-in e tij duke shpërthyer një bombë që kishte fshehur brenda një kutie këpucësh në Spanjë.

 

 

Dyshja u gjetën të vdekur pas një shpërthimi në një park pranë qytetit bask të San Sebastian rreth orës 17:30 të së martës.

 

Mediat lokale duke cituar burime policore raportojnë se ngjarja po trajtohet si rast i dhunës seksiste dhe këtë e ka konfirmuar mbrëmë edhe presidenti i qarkut.

 

 

Detektivët mendojnë se njeriu i paidentifikuar, i gjetur në tokë, mbante një bombë në një kuti këpucësh.

 

Gruaja që përshkruhet si ish-partnerja e tij u gjet e vdekur në stol me plagë, përfshirë plagë në kokë.

 

Ajo mësohet se ka pasur një lidhje të shkurtër me burrin e cila ka përfunduar së fundmi.

 

Fqinjët që e njihnin e kanë përshkruar atë si një grua ‘të sjellshme’. Inigo Urkullu, President i Qeverisë Baske, konfirmoi këtë mbrëmje se dy vdekjet mund të lidhen me një incident të dhunës seksiste, megjithëse ai shprehet se hetimi është në fazat e para.