Me iniciativën e Përfaqësueses së Përhershme të Türkiye-s në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ambasadores Gülnur Aybet, termi "Islamofobi" do të përfshihet në projekt-rezolutën e UNESCO-s për diskriminim dhe racizëm.

 

Ambasadorja Aybet në një fjalim që mbajti në Takimin e 216-të të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, rikujtoi se termi kundër Islamit (Islamofobia) u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) me iniciativën e Türkiye-s.

 

"Përballë kësaj shumë vende në Bordin ekzekutiv të UNESCO-s kanë kundërshtuar që ky term të përfshihet në projekt-rezolutën e organizatës për diskriminim dhe racizëm", tha Aybet e cila shtoi se me iniciativat e Türkiye-s termi "Islamofobia" do të përfshihet edhe në projekt-rezolutën në fjalë.

 

Aybet vuri në dukje se duhet të shmanget diskriminimi ndaj të gjitha feve si dhe ndaj atyre që zgjedhin të mos besojnë asgjë.

 

"Sot ka një ndjenjë urgjence për islamofobinë. Sulme të tilla si djegia e një libri të shenjtë publikisht, nuk i shohim kundër asnjë sistemi strukturor ose ndaj një feje tjetër. Për këtë arsye shohim shembuj shumë konkretë të një krimi specifik të urrejtjes kundër një feje. Prandaj ekziston një ndjenjë urgjence për të sjellë këtë çështje në vëmendjen e këtij organi që merret me diskriminimin si një krim specifik urrejtjeje kundër një feje në një term të njohur nga OKB-ja", tha Aybet.

 

Ajo në vazhdim shtoi se: "E dimë që historia na ka treguar se qasja 'kush djeg sot librin tënd, nesër të djeg ty' është mënyrë e rritjes dhe përhapjes së racizmit Për këtë fakt kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Si rrjedhojë termi Islamofobi është jashtëzakonisht e rëndësishme të përfshihet në dokumentin 'Udhërrëfyes i Diskriminimit'"./AA