Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ka zbuluar detaje nga takimi me shefen e OSCE/ODHIR, Audrey Glover e cila ka monitoruar zgjedhjet e 14 Majit.

 

Celibashi shkruan se ka falenderuar  Glover dhe Misionin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e kryer gjatë zgjedhjeve vendore.

 

Ai vlerëson gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.

 

Ndër të tjera, Celibashi deklaron se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

 

“Pritëm sot në KQZ Shqiperi drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.

 

E falenderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve Vendore 14 Maj 2023. Deklarova se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar”, shkruan Celibashi.