Milot Rashica po kalon një moment të mirë në Turqi me Galatasarain, por huazimi i tij do të përfundojë në fund të sezonit.
Kështu, sulmuesi shqiptar duhet që të rikthehet në Angli te Noruiç, që ka edhe kartonin e tij.
Klubi anglez duket se nuk ka në plan të mbajë Rashicën në Championship duke qenë se ka kosto dhe duke marrë parasysh se sezonin tjetër kontrata e tij përfundon, është vendosur që Rashica të shitet.
Vetë trajneri i Noruiç, David Vagner u shpreh se do të presin oferta për futbollistin shqiptar.
“Është një diferencë e madhe mes shitjes ose ri-investimit. Është shumë diferencë. Ne jemi të hapur që ta shesim nëse na vjen një ofertë e mirë për futbollistin. Na pëlqen të investojmë. Në fund të ditës, për mua është njëlloj. Pak a shumë, situatë fitoreje”, u shpreh Vagner.