Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur një natë më parë në dalje të Lezhës, i cili është Zef Kaçoli 50-vjeç.

 
 
 
 
 

Këmbësori,  ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës, kur u përplas për vdekje nga një automjet, drejtuesi i të cilit u arrestua nga policia.

Ai u dërgua në spitalin e Lezhës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Sipas informacioneve 50-vjeçari ishte një i pastrehë.

 
 

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje grupi hetimor ka marrë provat e nevojshme.