Ashtu si qindra shqiptar, Nikoll Gjurkola në kërkim të një jete më të mirë vendosi që së bashku me familjen të largohet drejt Gjermanisë, pasi banesa e tij ishte shembur ne fshatin Berishë të Fushë Arrëzit e jeta e tij gdhihej e ngrysej mes dilemës për të ardhmen e tij në një strehëz ku ishte lejuar të jetonte përkohësisht nga një i afërm i tij në thellësitë e maleve të veriut shqiptar.
Por jeta dhe ne Gjermani nuk ishte ashtu siç thuhej. Në mungesë të një vendi pune, në pamundësi për të paguar qerat marramendëse, ai vendosi të dorëzohet në azil, ku i refuzohet qëndrimi dhe kthehet në Shqipëri tashme me shpresa të shuara për të ardhmen.