Sistemi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedoninë e Veriut ra për disa orë këtë mëngjes, duke lënë në radhë dhjetëra mjete.

 

 

Nga ora 06:00, makinat kanë mbetur të bllokuara në doganën e Qafë Thanës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase. Fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje nga territori yenë.

 

Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit dhe kjo procedurë ka krijuar vonesa dhe radhë në kufi, ndërsa tashmë puna ka nisur normalisht.