Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur ditën e sotme në Kavajë.

 

Nga informacionet paraprake, dyshohet se autori është 31-vjeçari Habib Rexha. Ai mësohet se është vëllai i Altin Rexhës, 43-vjeçarit që u vra më 29 Mars të këtij viti pas sherrit me Armand Gosën.

 

Sipas A2Cnn, detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Kavajë, pasi janë dy pista kryesore në të cilat po heton policia.

 

E para ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur pak muaj më parë, ku mbeti i vrarë vëllai i tij Edmond Gosa. Ky i fundit u përfshi në një sherr me Altin Rexhën. Pas një debati, ata vranë njëri-tjetrin.

 

Pista tjetër ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur 10 vite më parë, ku dy vëllezërit Gosa qëlluan me kazmë shtetasin Gentjan Gjuzi. Ky i fundit u plagos rëndë dhe vdiq pas pak muajsh në spital.

 

Kjo ishte edhe arsyeja pse ai e kishte ndërruar emrin nga Armand Gosa në Edmond.

 

Bëhet me dije se Arian Gosa, i cili u vra pasditen e kësaj të diele, ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal, kur një person ende i pa identifikuar e ka qëlluar me një plumb pistolete në kokë.

 

Sipas burimeve, autori është larguar më pas në këmbë. Aktualisht po vëzhgohen kamerat e sigurisë për të parë nëse mund të identifikohet si dhe të zbulohet drejtimi në të cilin është larguar.