Detaje të reja kanë dalë një ditë pas vrasjes së ndodhur ditën e djeshme në Kavajë, ku u ekzekutua në një lokal 48-vjeçari Arian Gosa.

 

Sipas informacioneve, autori i krimit Habib Rexha u identifikua nga policia nga një kamera sigurie që ndodhej në një biznes rreth 100 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.

 

News 24, raporton se në kamerat e sigurisë shfaqej autori i krimit duke ikur me vrap në këmbë, i pa maskuar, me një çantë në dorë dhe pistoletën.

Grupi hetimor ka dyshime se autori ka ndjekur dhe vëzhguar ditën e djeshme të gjitha lëvizjet e viktimës Arian Gosa deri në momentin kur ky i fundit ka shkuar të konsumojë një kafe me babanë e tij në lokal.

Arian Gosa kishte vetëm pak minuta që ishte ulur në kafe me babanë e tij në momentin që Habib Rexha e qëlloi për vdekje.