Si “pala” e tretë në lidhjen e Shakirës dhe Gerard Pique, Clara Chia ka qenë në qendër të kritikave që kur u zbulua lidhja e saj me ish-futbollistin.

 

Madje së fundmi u raportua se 23-vjeçarja ka pësuar një sulm ankthi për shkak të stresit të shkaktuar nga suksesi i këngës së Shakirës me Bizarrap, këngë e cila ishte një “diss” për të dhe Pique-n.Sipas “Univision”, Chia ka kërkuar ndihmë jo vetëm nga Pique, por edhe nga prindërit dhe miqtë e saj.

 

Prindërit e Chias mbështesin marrëdhënien e vajzës së tyre me ish-mbrojtësin e Barcelonës. Sipas burimeve pranë familjes së Clara-s, prindërit e saj nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi këngës së Shakirës në të cilën ajo i referohet vajzës së tyre.

 

“Atyre u duket qesharake, kjo është e qartë, por nuk u intereson shumë”, thotë burimi.

 

Megjithatë, ata janë të shqetësuar për pasojat në vajzën e tyre pas këngës virale dhe të dy prindërit e saj së bashku me shoqërinë e Chia-s i referohen “në mënyrë nënçmuese” Shakirës si “ish-i i Pique”.

 

“Nuk e prisnin që ish-i i Gerardit të bënte atë që ka bërë, por në këtë mënyrë është ajo që portretizon veten”, shprehen miqtë e Chias. “Clara kurrë nuk ka thënë asgjë dhe as nuk do ta thotë, sigurisht që është një zonjë”.

 

Clara Chia dhe familja e saj e kanë marrë si shaka këngën e Shakirës.

 

“Ata shqetësohen më shumë nga raportet e shtypit për të sesa nga ajo që thotë muzika e Shakirës”, thanë burimet.

 

Ata thanë gjithashtu se emocionalisht, vajza e tyre është “e qetë dhe e lumtur” dhe “jeta e saj e përditshme është e njëjtë si gjithmonë”.