Higjiena e gjithçkaje që përdorim është pjesë e rutinës sonë të përditshme. Më shpesh të përdorura nga njerëzit janë pëlhurat e tekstilit, qofshin ato veshje apo elementë të tjerë që janë të nevojshëm për të jetuar. Ky është rasti i çarçafëve, të cilët shoqërojnë çdo moment të gjumit të njerëzve.

 

Jo të gjithë e dinë saktësisht se sa shpesh duhen ndërruar çarçafët, pasi ato kanë elementë të ndryshëm për t’u pastruar gjatë ndërrimit të tyre, si bakteret, merimangat, papastërtitë ose vetë djersa.

 

Lindsay Browning, një psikologe, neuroshkencëtare dhe eksperte e gjumit, thotë që çarçafët duhet të ndërrohen maksimumi çdo dy javë.

 

“Në këto çarçafë mund të krijohen qeliza të vdekura të lëkurës. Nëse grumbullojmë shumë qeliza të vdekura, merimangat mund të ushqehen me to dhe të shkaktojnë skuqje të lëkurës dhe shqetësime të tjera”, shpjegon Browning.

 

 

“Jo vetëm që do të flini me pisllëkun e djersës dhe qelizave të vdekura të lëkurës, por edhe me merimangat e pluhurit”, shton Browning.

 

Kjo deklaratë mbështetet nga një studim i kryer nga Instituti Amerikan i Pastrimit, i cili arrin në përfundimin se periudha maksimale që mund të lihen çarçafët pa u ndërruar apo larë është 15 ditë.