Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Jubë të Durrësit, ku një 66-vjeçar humbi jetën në një aksident.

 

Motomjeti me të cilën po lëvizte 66-vjeçari, doli nga rruga pasi u përplas me një automjet që drejtohej nga shtetasi A.Z.

 

64-vjeçari u largua menjëherë nga vendngjarja, por më pas u lokalizua dhe arrestua nga forcat e policisë.

 

Ky shtetas akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.