Shtatë persona, katër prej tyre fëmijë humbën jetën kur çatia e një këndi lojërash u shemb në një shkollë në Tajlandë.

 

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur kur erërat e forta nga një stuhi shiu shkaktuan shembjen e një çatie metalike në qendrën e aktiviteteve të një shkolle në veri të Tajlandës.

 

Autoritetet bëjnë me dije se viktima më e re ishte një djalë 6-vjeçar, i cili ndërroi jetë në mbrëmje në një spital pas shembjes në shkollën fillore Wat Nern Por.

 

Disa studentë kishin shkuar brenda qendrës së aktivitetit për t’u strehuar nga shiu kur çatia u shemb.

 

Sipas një postimi në Facebook nga departamenti zyrtar i parandalimit të fatkeqësive raportohet se edhe 18 persona t tjerë u shtruan në spital.

 

Patcharin Siri, një anëtar i stafit të Departamentit provincial të Marrëdhënieve me Publikun, tha se katër djem, dy prindër dhe një anëtar i stafit të pastrimit të shkollës ishin personat që humbën jetën nga incidenti.

 

Departamenti meteorologjik lëshoi një paralajmërim për mot jo të qëndrueshëm me shi të dendur në veri të Tajlandës këtë javë. E hëna ishte edhe fillimi zyrtar i sezonit të shirave.