Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj, është vetëdorëzuar në Policinë e Kavajës.
Është dorëzuar autori që ekzekutoi me një plumb në kokë, Arian Gosën.
Habib Rexha është dorëzuar në policinë e Kavajës, pas negociatave të policisë me familjarët.
Pas kërkesës së familjareve, Rexha ka pranuar të vetëdorëzohet.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Arian Gosa ishte së bashku me babanë e tij duke konsumuar kafe në një lokal në Kavajë, ku u qëllua për vdekje nga 31-vjeçari Habib Rexha./BW