Një 55-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kultivuar 6300 fidanë kanabis në tokë dhe 20 300 fidanë të tjerë në kubikë, të cilët u gjetën dhe u asgjësuan nga policia, 3 ditë më parë, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme, Malësi e Madhe.
55-vjeçari A. D. nga Malësia e Madhe ishte shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, që u zhvillua 3 ditë më parë, në zbatim të planit operacional për kontrollin e territorit
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.