Një djalë 2-vjeçar qëlloi aksidentalisht dhe vrau veten pasi gjeti një armë në divanin e shtëpisë së familjes në Michigan.

 

I dashuri i nënës së vogëlushit është akuzuar për vrasje me dashje.

 

Markus Nevills Jr, 22 vjeç, kundërshtoi të akuzohej në paraqitjen e tij të parë në gjykatë.

 

Sipas një dosjeje gjyqësore, Nevills i tha policisë se ai nuk ndodhej në shtëpi në momentin që ndodhi ngjarja. M

 

“Unë nuk e kuptoj këtë. Po përpiqem të shoh se si po thonë se ky është faji im. Unë nuk e qëllova dhe e vrava”, tha Nevills në gjykatë.

 

Ligjet më të rrepta për armët do të hyjnë në fuqi në Michigan në vitin 2024.

 

Pronarëve të armëve do t’u kërkohet t’i mbajnë armët në një kuti magazinimi të mbyllur nëse janë të pranishëm fëmijët dhe kushdo që dëshiron të blejë një armë do t’i nënshtrohet një kontrolli.