Deputeti i PD, Tritan Shehu, në nisje të seancën plenare të ditës së sotme, e ka cilësuar antikushtetuese zyrtarizimin në Parlament të kreut të ri të grupit të PD, Gazment Bardhi.

 

 

Shehu tha se është e turpshme që të zyrtarizohet në këtë formë Bardhi, kur është zgjedhur vetëm me 18 vota.

 

“Prej kohësh në këtë sallë bëhen shkelje të procedurës, ju u takon ta mbroni këtë Parlament… Përjashtohen deputetë në mënyrë arbitrare, dhe ju e justifikoni. Njoftoni zgjedhjen e dikujt si kryetar i grupit të PD me 18 vota që ka marrë, si munden të njoftohen zyrtarisht këtu? Votohet me 18 vota dhe zyrtarizohet këtu, turp i Zotit. Veprime antidemokratike. Qesharake për të gjithë, dhe për ju që e zyrtarizoni”, deklaroi Tritan Shehu.

 

“Kjo është çështje e tejkaluar, ka dy vite që është ngritur kjo procedurë’, u përgjigj Felaj.