Në kuadër të konferencës së 51-të rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me prefektin Rafaele Grasi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Sigurisë Publike dhe drejtor i Policisë Kriminale të Italisë.

Gjatë takimit, drejtuesit e të dy policive nënvizuan bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin profesional, veçanërisht në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku theksoi edhe masat e marra nga Policia e Shtetit për sezonin turistik, ku një numër gjithnjë e më i madh vizitorësh nga Italia zgjedhin Shqipërinë për pushime.

Delegacioni italian vlerësoi mikpritjen dhe organizimin e konferencës së INTERPOL-it nga Policia e Shtetit.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale mblodhi në Tiranë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Evropës dhe më gjerë./ata