KQZ i ka dhënë mandatin sot kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.

 

 

Celibashi deklaroi se mandati i jepej zyrtarisht Belerit, ndërsa ky i fundit fitoi përballë kandidatit të PS, Jorgo Goro me 19 vota më shumë.

 

 

Ndërkohë, KQZ dha sot rezultatin dhe për 11 bashki të tjera dhe 12 këshilla bashkiakë.

 

Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).