Deputeti Erion Braçe foli në lidhje me vendimin për rritjen e pagave, ku tregoi me shifra se si do të jenë rrogat për administratën publike vitin e ardhshëm.

 

Në fjalën e tij  në Kuvend. ai shtoi se paga do të rritet për mësuesit, infermierët, edukatoret, mjekët, zjarrëfikësit e ushtarakët.

 

Sipas tij vendimi për pagat nuk është një instrument për të mundur kundërshtarin politik, por një instrument për të qenë në betejë me punëtorët.

Më tej ai shpjegoi se cilat biznese do të ketë zero tatime.

 

“39 mld  lekë më shumë do të jetë shpërblimi i punës në fund të vitit të ardhshëm për 129 mijë njerëz e prej tyre po aq familje do të kenë këto të ardhura.  Pagën minimale e kemi gjetur vetëm 220 lekë  10 vite më përpara, ndërsa paga mesatare është 70 mije lekë, ndërsa 10 vite më përpara e kemi gjetur vetëm 41 mijë lekë.  Vendimi që po marrim sot nuk është një instrument për të mundur kundërshtarin politik këtu në këtë sallë, por  një instrument për të qenë në betejë për të zotët e për punëtorët.  Sot në këtë vendim, 12.8 miliardë lekë, ku do ketë rritje pagash për mësuesit, edukatorët, mësuesit, infermierëve dhe doktorëve e zjarrfikësve. Politika është dhe më e madhe se kaq. Rrogat deri në 500 mijë lekë tatohen me zero lekë.  Të ardhurat nga sipërmarrja e vogël do të tatohen me zero lekë. Madje  dhe ata që janë të pasur dhe kanë biznese, tatohen vetëm 10%.

 

Populizmi meriton vetëm të vërteta”- tha ai.