Teksa seanca plenare vijonte dhe po votohej në parim dhe nen për nen për projektligjin për rritjen e pagave duket se diçka nuk ka shkuar mirë me disa dokumente gjë që ka bërë që situata t’i dalë nga kontrolli zëvendëskryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.
Felaj i kërkoi sekretares së Kuvendit disa shkresa por për një çast ka harruar se ka patur mikrofonin hapur dhe u shpreh: ‘vari leshtë!’.
Këto fjalë aspak të përshtatshme për institucionin e Kuvendit të Shqipërisë u dëgjuan live teksa pritej edhe votimi nga ligjvënësit shqiptarë për projektligjin për rritjen e pagave.