Drejtori i Komunikimeve Presidenciale Fahrettin Altun mori pjesë në "Paneli Necip Fazıl si mbrojtës i së vërtetës" i mbajtur me rastin e 40-vjetorit të vdekjes së poetit Necip Fazıl Kısakürek, i cili u nda nga jeta më 25 maj 1983 .

Duke folur në programin e mbajtur në Drejtorinë Rajonale të Stambollit të Drejtorisë së Komunikimeve, Altun tha se Necip Fazıl gjatë gjithë jetës së tij ka qenë avokat i së vërtetës dhe se për këtë ka hasur shumë vështirësi.

Altun deklaroi se mbrojtësi i kësaj kauze është edhe presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan dhe për këtë arsye prej vitesh është në një luftë politike.

Drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun tha se Necip Fazıl u gjykua shpesh dhe iu nënshtrua persekutimit të madh gjatë qeverisë së CHP.

 

Rexhep Tajip Erdogan është lideri që depertoj në muret e ngritura nga imperialistët, shtypësit dhe të korruptuarit.

 

Altun u shpreh se: “ Presidenti ynë Recep Tayyip Erdogan është shpresa e kombit turk. Recep Tayyip Erdogan është shpresa e botës turke. Recep Tayyip Erdogan është shpresa e botës islame.. Rexhep Tajip Erdogan është mbrojtësi i së vërtetës. Rexhep Tajip Erdogan është garantuesi i paqes dhe stabilitetit. Rexhep Tajip Erdogan është garantuesi i çështjes së Turqisë së Madhe. Unë besoj se kombi ynë i dashur do të ngrihet për kauzën e Turqisë së Madhe dhe udhëheqësin e saj dhe do të qëndrojë edhe një herë në krah të presidentit më 28 maj.” 

 

Më tej ai citoi fjalët e mjeshtrit Necip Fazıl- “Pavarësisht se çfarë era fryn tani e tutje, e nesërmja është padyshim e jona, sigurisht që është e jona. Dielli ka lindur, dielli ka perënduar, përjetësia është e jona.”