Pas një ditë të qetë siç ishte ajo e djeshmja në veri të Kosovës, serbët në atë zonë kanë krijuar sërish trazira sot duke protestuar e duke tentuar të futen me forcë brenda godinave të komunave.

 

 

Ndërkohë nga ana tjetër, pas pak pritet që katër kryetarët e komunave veriore të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

 

Takimi mes tyre do të ndodhë pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët lokalë po tentojnë të bllokojnë objektet komunale atje.

 

 

Duke shkuar në takim janë parë kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

 

Ndryshe, sot serbët kanë tentuar sërish të hyjnë me forcë në objektet komunale, ku për këtë ka intervenuar Policia e Kosovës, duke ndaluar ata.