Policia ka dhënë disa detaje paraprake lidhur me shpërthimin e një sasie lënde plasëse në një fasoneri në Tiranë. Bëhet me dije masoneria ishte në pronësi të një shtetasi italian dhe për pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar.
Informacioni nga policia
Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.