Historiani shqiptar, Kastriot Dervishi, ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një telegram që tregon se si njoftohej familja në vitin 1989 për vdekjen e një të burgosuri politik. Telegrami është i repartit numër 311 Qafë Bari.
Sikurse vihet re në dokumentin e asaj kohe, në tekst është emri i marrësit dhe shkruhet vetëm një fjali “Ndue Deda vdiq”.
Në fund të dokumentit është firma e Komisarit të repartit 311 dhe vula e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
“Kështu e njoftonte familjen, Reparti nr.311 Qafë Bari vdekjen e një të burgosuri politik në vitin 1989. Përgjigje e shkurtër që reflektonte cinizëm”-shkruan historiani Kastriot Dervishi.