Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin dytësor Tiranë-Durrës.

Viktima i identifikuar si Visar Meshi ishte pasagjer në automjetin tip “BMW X5”.

 

Ndërsa të plagosur mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit.

 

Mësohet se një prej të rinjve është në gjendje të rëndë, ndërsa gjendja shëndetësore e tjetrit është e qëndrueshme.

 

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë ndikuar në përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës