Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka bërë të ditur se Rusia ka filluar të lëvizë armët taktike bërthamore në vendin e tij.

 

"Duhet të përgatisnim hapësirat e magazinimit dhe gjëra të tjera. Ne e kemi bërë këtë, kështu që lëvizja e armëve bërthamore tashmë ka filluar", tha Lukashenko për televizionin rus ‘Pervy TV’.

 

Lukashenko, i cili ishte në një udhëtim në Moskë, tha se disa nga armët tashmë mund të transferohen.

 

Ai refuzoi të specifikojë numrin e armëve dhe vendndodhjen e ruajtjes së tyre në Bjellorusi, duke shtuar se, "Mos u shqetësoni për armët bërthamore. Ne jemi përgjegjës për këtë".

 

Dje, shefat e mbrojtjes ruse dhe bjelloruse nënshkruan një marrëveshje për vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, e cila përcakton kushtet për mbajtjen e tyre në një strukturë të veçantë magazinimi.

 

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, tha se në përgjigje të aktiviteteve "agresive" të NATO-s, ata po vendosin kontingjente ushtarake, po ndërtojnë infrastrukturë ushtarake, po përmirësojnë stërvitjen dhe po rrisin aktivitetet e zbulimit në kufijtë e Rusisë dhe Bjellorusisë./AA