Termocentrali i parë bërthamor i Türkiyes “Akkuyu” mori zyrtarisht statusin e objektit bërthamor me ngarkimin e karburantit të parë bërthamor në uzinë, tha sot presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan.

 

“Me ngarkimin e karburanteve bërthamore nga ajri dhe deti në termocentralin tonë, ‘Akkuyu’ tani ka fituar statusin e një centrali bërthamor”, tha ErdoÄŸan gjatë fjalimit të tij përmes video-lidhjes në ceremoninë e parë të ngarkimit të karburantit bërthamor.

 

Türkiye është ngritur në ligën e vendeve me energji bërthamore në botë, megjithëse pas një vonese 60-vjeçare, shtoi ai.

 

Një marrëveshje ndërqeveritare për uzinën në provincën jugore të Mersinit u nënshkrua midis Türkiyes dhe Rusisë në maj 2010. Ceremonia e fillimit të uzinës u mbajt më 3 prill 2018, pas së cilës filloi ndërtimi i njësisë së parë.

 

“Ashtu si shumë projekte të rëndësishme, ‘Akkuyu’ u zbatua me një model financimi që nuk rëndon buxhetin tonë kombëtar. ‘Akkuyu’ është investimi ynë më i madh i përbashkët me Rusinë”, tha ErdoÄŸan.

 

Ai shtoi se projekti, i cili do të kontribuojë në uljen e importeve të gazit natyror të Türkiyes me 1,5 miliard dollarë në vit, do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e të ardhurave kombëtare.

 

Presidenti turk tha se centrali bërthamor do të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2028, duke furnizuar 10 për qind të konsumit të energjisë elektrike të Türkiyes.

 

Centrali, që pritet të ketë një kapacitet të instaluar prej 4.800 megavatë dhe katër reaktorë, do të fillojë të prodhojë energji më vonë këtë vit.

/AA