Sali Berisha ka deklaruar se sot Fredi Beleri bën mirë kur thotë se është grek, pasi sipas tij ai është grek.

 

 

Ndërsa i është kujtuar nga gazetarët djegia e flamurit shqiptar që ka bërë Beleri, ai tha se këtë moment nuk e ka parasysh.

 

Ndërkohë për akuzat ndaj tij për masakrën e Peshkëpisë, tha se gjykata i ka rrëzuar këto të fundit.

 

 

“Nuk kam parasysh se ka djeg flamurin, por vijmë te thelbi… që Fredi Beleri thotë jam grek, bën mirë se është grek. Ne jemi vend i lirë dhe çdo njeri duhet të ketë të drejtën të tregojë identitetin e tij kombëtar.

 

Një nga momentet që më ka mbetur në mendje ishte një debat në parlament mes Vangjel Dules dhe Edi Ramës. U përplasën për një problem, Edi Rama iu vërsul me një urrejtje të papërmbajtur si grek. Unë i thashë ky duhet të jetë krenar me origjinën e tij, s’mund ta fyesh. Pse ja bëri? E kishte patur kushedi sa herë në koalicion dhe pse ta fyente.

 

Vangjel Dule është grek krenar. Çfarë t’i them unë mos ji krenar?! Montimi i turpshëm i Edi Ramës ndaj Belerit ishte gjëja më e turpshme”, tha Berisha.