Kryeministri Edi Rama ka nisur zyrtarisht vizitën e tij në Londër, ndërsa fillimisht është ndalur në prestigjiozen “London School of Economics”.

 

Pas këtij takimi, kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetin e tij social disa foto nga ky takim, për të cilin u shpreh se ky takim erdhi në kuadër të krijimit të një “Task-Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit.