Ish-kirurgu ushtarak kinez që zbuloi epideminë Sars në vitin 2003 në Kinë, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

 

Sipas BBC, Jiang Yanyong humbi jetën për shkak të pneumonisë. Në vitin 2003, kur dhe ra epidemia Sars në Kinë, Jiang Yanyong u lavdërua pikërisht se zbuloi këtë sëmundje dhe i atribuohet shpëtimi i shumë jetëve njerëzore.

 

Në atë kohë, ai shkroi një letër në fazat e para të epidemisë Sars, ku shkruante se zyrtarët kinezë nuk po i jepnin rëndësinë e duhur kësaj sëmundje që bllokonte rrugët e frymëmarrjes.

 

Zbulimet e tij detyruan qeverinë kineze që të pranonte se kishte dhënë informacion të rremë dhe kërkoi reagimin e OBSH-së. Menjëherë u ndërmorrën masa që ngadalësuan përhapjen e virusit.

 

Por sinqeriteti i kushtoi mjekut Yanyong, i cili u arrestua për letrën e tij dhe u la në arrest shtëpie.

 

Sars infektoi më shumë se 8000 persona në të gjithë botën në vitin 2003. Sipas OBSH-së, 774 persona humbën jetën në atë kohë.