Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz.

 

Pas angazhimit të Komisionit të Ekspertëve për hartim të projektit dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, është shpallur konkursi për hartimin e Master Planit.

 

“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë”, është shprehur ministri i Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku.

 

Ministri Çeku u shpreh se, nuk do të kursehet asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, ashtu siç është edhe figura e Adem Jasharit.

 

Pritet që kompleksi memorial do të rrëfejë në mënyrë dinjitoze dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim.

 

Afati i fundit për dorëzim është 7 korriku 2023.