Mesditën e sotme një 69 vjeçare në fshatin Marshejë të Malësisë së Madhe është plagosur lehtë në këmbë me armë gjahu nga fqinji i saj.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht teksa e moshuara po kalonte në rrugë dhe një nga saçmet e fishekut e ka dëmtuar. 

 

 

 

Ndërkohë 69 vjeçarja po merr ndihmën mjekësore në spital ndërsa fqinji i saj D.R 67 vjeç është shoqëruar në komisariatin e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.